Sulme të reja në Irak

Bagdad, 27 maj, 2013

Të paktën shtatë persona raportohet se janë vrarë në sulme të reja në Irak, një ditë pasi një valë e dhunës la dhjetëra të vdekur.

Të paktën pesë persona u vranë të martën, kur një makinë bombë shpërtheu në lagjen kryesisht shiite të Bagdadit, Sadr.

Dy persona u vranë në një sulm me bombë në verilindje të kryeqytetit.

Të hënën, të paktën 75 njerëz janë vrarë nga një valë e shpërthimeve që goditën kryesisht zonat shiite të Bagdadit.

Që nga fillimi i vitit është parë një rritje e dhunës në të gjithë Irakun, duke shtuar frikën e përsëritjes së dhunës sektare që vrau mijëra vetë në vitet 2006-2007.

Dhuna vjen derisa janë rritur shumë tensionet mes qeverisë së udhëhequr nga shiitët dhe pakicës sunite, që kur trupat amerikane u larguan nga Iraku në dhjetor të 2011-ës.