Varg sulmesh në Irak, 7 të vrarë

Foto nga arkivi, Bagdad

Një varg sulmesh ka vrarë të paktën shtatë persona në Irak.

Sulmi më vdekjeprurës ishte ai në Mosul, kur nga një automjet bombë u vranë tre policë, derisa forcat e sigurisë kontrolluan një shtëpi.

Në një sulm të ndarë, persona të armatosur vranë një polic tjetër në Mosul.

Në rrethin verior të Bagdadit, Kazimiyah, militantët që qëlluan nga një automjet i vranë tre civilë dhe plagosën një tjetër.

Iraku është goditur nga një valë e gjakderdhjes, që ka vrarë rreth 300 njerëz vetëm në dy javët e fundit, duke ngritur tensionet në mes të pakicës sunite të vendit dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët.