Afganistan, Pakistan: Përleshje 6 orëshe e ushtarëve

Protestë në Afganistan kundër vendkalimit kufitar të instaluar nga Pakistani

Nga përleshjet gjashtorëshe të ushtarëve të të dy vendeve, përgjatë kufirit kontestues Afganistan – Pakistan, raportohet se është vrarë një kufitar afgan dhe tre të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët lokalë afganë në provincën Nangarhar i thanë Radios Evropa e Lirë se forcat afgane e kishin shkatërruar një pikë kufitare, që ishte instaluar nga Pakistani, afër një linje që ishte përcaktuar nga Britania në shekullin e 19-të.

Zyrtarët pakistanezë thanë se tre ushtarë të Pakistanit janë lënduar gjatë këtyre luftimeve, që përfunduan sot herët në mëngjes.

Të dy palët e fajësojnë njëra-tjetrën për këtë incident.

Kabuli disa herë kishte kërkuar që Islamabadi ta largoj atë pikë kufitare, duke thënë se gjendet në territorin e Afganistanit.

Por, Pakistani e sheh linjën Durand, si kufi ndërkombëtar.