Stamboll: Policia përleshet me protestuesit

Turqi, foto ilustruese nga arkivi

Në Stamboll policia është përleshur me protestuesit, të cilët përpiqeshin të arrinin në sheshin kryesor të qytetit për të shënuar Ditën e Një Majit, megjithë ndalesën e qeverisë, njofton AP.

Qeveria, duke cituar shkaqet e sigurisë, e ndaloi tubimin në sheshin Taksim të Stambollit, në të cilin po kryhen renovime të mëdha.

Metrotë, disa autobusë dhe madje edhe anijet nëpër Bosfor u pezulluan për të parandaluar mbledhjen e grupeve të mëdha në sheshi.

Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues, që përpiqeshin të thyenin barrikadat.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se të paktën dy demonstrues janë arrestuar.

Sindikatat janë zotuar se do ta shënojnë Ditën e Një Majit në Taksim, i cili është me vlerë simbolike.

Dhjetëra protestues u vranë atje në vitin 1977, kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbi mijëra persona që po festonin Një Majin.