Pianisti turk dënohet për blasfemi

Pianisti Fazil Say

Drejtësia turke i ka shqiptuar pianistit të njohur, Fazil Say, dënimin prej 10 muajsh me kusht.

Gjykata në Stamboll ka shpallur Say-n fajtor për “fyerje të vlerave fetare” me një seri postimesh në Twitter, në prill të vitit të kaluar.

Në një postim, ai ka thënë se “maskarenjtë dhe hajdutët janë Allah-istë”.

Në të kaluarën, Say ka akuzuar edhe Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë se ndjek agjendë të fshehtë islamike.

Say ka luajtur me orkestrat në Berlin, Nju Jork, Tokio dhe Izrael.