Thaçi: Me dështimin e marrëveshjes humbim të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të mbështes rikthimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Thaçi ka folur për takimin e 2 prillit me homologun serb Ivica Daçiq.

Ai tha se dialogu ka qenë dhe mbetet i vështirë, por ka shfaqur shpresën e tij se në fund do të arrihet marrëveshja.

“Në rast të dështimit të gjithë do të humbin”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se dështimi nënkupton që i tërë procesi gjashtë mujor i përpjekjeve për të arrit marrëveshje do të rezultonte pa ndonjë sukses.