Shtetet arabe braktisin debatin për homoseksualët

Pjesëtarë të komunitetit homoseksual

Shtetet arabe kanë braktisur debatin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të drejtat e homoseksualëve, duke thënë se ato refuzojnë legjitimimin e marrëdhënieve ndërmjet gjinive të njëjta.

Këshilli 47-anëtarësh ka mbajtur sesionin për diskriminimin seksual dhe dhunën.

Ai vjen pas kalimit të rezolutës në qershorin e kaluar, e cila kërkon mbrojtjen e të drejtave të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve – rezolutë kjo që është kundërshtuar nga Pakistani, Arabia Saudite, Rusia dhe vende të tjera.

Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka thënë se persekutimi i homoseksualëve “është sulm mbi vlerat universale të Kombeve të Bashkuara”.