Mjekët nuk zbulojnë diagnozën e Timoshenkos

Karkiv, burgu ku vuan dënimin Julia Timoshenko

Anëtarët ukrainasë të një paneli mjekësor ndërkombëtar që e kanë kontrolluar ish kryeministren Julia Timoshenko në burg, thanë se ajo “nuk ka nevojë për operacion kirurgjik”.

Kryesuesja e panelit, zëvendësministrja e shëndetësisë Raisa Moisejenko, u tha gazetarëve se paneli nuk do ta zbulojë diagnozën e saj.

Mjekët ukrainas dhe një ekip ndërkombëtar i ekspertëve kanë vizituar Timoshenkon të mërkurën në një kamp punëtorësh ku po vuan dënimin, në qytetin Karkiv.

Timoshenko, e cila thotë se dënimi i saj është i motivuar politkisht, është ankuar për përkeqësim të shëndetit të saj që kur është burgosur në muajin tetor.

Ajo po vuan dënimin prej shtatë vjetësh nën akuzat për abuzim me pushtetin.