SHBA-ja paralajmëron vendet latine kundër Iranit

Uashingtoni është duke i paralajmëruar vendet e Amerikës Latine kundër thellimit të lidhjeve të tyre me Iranin, para turneut të presidentit iranian Mahmud Ahmadinejxhad në këtë rajon.

Departamenti amerikan i shtetit hodhi poshtë vizitat e javës së ardhshme të kreut të Iranit në Venezuelë, Nikaragua, Kubë dhe Ekuador.

Zëdhënësja e departamentit, Viktoria Nuland tha se Shtetet e Bashkuara ua kanë bërë të qartë vendeve përreth botës së tani nuk është koha për të thelluar marrëdhënie, qofshin ato ekonomike apo edhe të sigurisë me Iranin.