Gorbaçevi i bën thirrje Rusisë të mbajë zgjedhje të reja


Lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov dhe Komisioni i Helsinkit janë në mesin e individëve dhe institucioneve që po i bëjnë presion autoriteteve ruse të adresojnë pretendimet për mashtrim lidhur me zgjedhjet e kontestuara parlamentare në Rusi.

Komisioni i Helsinkit, përmes një deklarate, tha se ishte thellë i shqetësuar nga raportet për keqtrajtim të qindra protestuesve, të cilët janë ndaluar për shkak të pjesëmarrjes në protesta kundër votimit të para disa ditëve.

Komisioni i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të përmbushë përkushtimin e saj për demokraci dhe sundim të ligjit, si dhe të respektojë të drejtën e njerëzve për të protestuar.

Nga ana tjetër, Gorbaçevi, i cili ishte president sovjetik para 20 vjetësh, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, tha për agjencinë e lajmeve Interfax se zgjedhjet në Rusi ishin me të meta për shkak të "falsifikimit dhe manipulimit të votimit", dhe se, sipas tij, duhet të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.