S&P i vendosë nën vëzhgim 15 vendet e eurozonës

Agjencia e vlerësimeve, S&P (Standardi dhe Varfëria), i ka kërcënuar 15 shtetet e eurozonës se do t’ua zbresë pikët në klasifikimin e tyre.

S&P ka bërë të ditur se mund të ndërmarrë veprime për shkak të shkaktimit sistematik të stresit në vendet e eurozonës gjatë javëve të kaluara.

Vendimi përfshinë edhe vendet me vlerësimet më të larta të pikëve, si Gjermania dhe Luksemburgu. Dy vendet e vetme që nuk do të vëzhgohen janë Qipro, e cila veçse ka rënë në vlerësim, si dhe Greqia, e cila aktualisht mbanë vlerësimin më të keq në botë.

Analistët thonë se një veprim i tillë mund t’u shkaktojë më shumë presion liderëve të eurozonës për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës së borxheve, gjatë një samiti që pritet të mbahet më vonë gjatë javës.