Libi: Udhëheqësit pranojnë të kenë abuzuar me të burgosurit

Udhëheqësit e përkohshëm libianë kanë bërë të ditur se disa nga të burgosurit që janë mbajtur nga forcat revolucionare kanë qenë viktima të abuzimit.

Ministri i Brendshëm, Favzi Abdul-Ali ka thënë se qeveria e re po mundohet të merret me këtë problem.

Një gjë e tillë pranohet publikisht një ditë pasi Kombet e Bashkuara lëshuan një raport që tregonte hollësi të torturave në qendrat e paraburgimit, të kontrolluara nga forcat që e rrëzuan regjimin e Muamer Gadafit.

Raporti tregon se revolucionarët po vazhdojnë të mbajnë rreth 7000 njerëz në qendra të paraburgimit, shumë prej të cilëve mendohet të jenë mercenarë nga Afrika nënsahariane.