Shqipëria nuk shkon në finalen e Eurovision-it


Shqipëria nuk do të shkojë në natën finale të garës evropiane të këngës Eurovision. Mbrëmjen e së martës Shqipëria konkurroi me këngën "Feel the Passion" të kënduar nga Aurela Gaçe.

Në mesin e dhjetë vendeve që janë kualifikuar nga nata e parë gjysmëfinale janë Serbia, Zvicra, Greqia, Lituania, Azerbaxhiani, Gjeorgjia, Hungaria, Finlanda, Rusia e Islanda.