UEFA heton kapitenin e Milanit

UEFA ka hapur hetime disiplinare ndaj kapitenit të Milanit Genaro Gatuso, i cili të martën në mbrëmje i ra me kokë ndihmës trainerit të Totenhemit pas ndeshjes së vlefshme për Kupën e Kampionëve.

Federata Evropiane e Futbollit nuk saktësoi se me çfarë akuzash do të përballet italiani.

Gatuso ka kërkuar falje për përplasjen e tij me Xho Xhordan, pas përfundimit të ndeshjes, të cilën anglezët e fituan 1:0.