Kazakistan: Këshilli Kushtetues e refuzon referendumin

Këshilli Kushtetues i Kazakistanit e ka hedhur poshtë referendumin e planifikuar, me të cilin do të zgjerohej pushteti i presidentit Nursultan Nazarbajev, deri në vitin 2020.

Më herët këtë muaj, parlamenti i këtij vendi pat votuar për mbajtjen e referendumit, se a do të duhej zgjeruar pushtetin e Nazarbajevit edhe për një dekadë të ardhshme.

Këtë masë, presidenti e dërgoi për rishqyrtim në Këshillin Kushtetues.

Kryesuesi i këtij këshilli, Igor Rogov, tha se u vendos se “ligji nuk është në përputhje me Kushtetutën”.

Nursultan Nazarbajev, 70 vjeçar, është në pushtet në Kazakistan për më tepër se 20 vjet.

Sipas një amandamenti kushtetues nga vitit 2007, ai mund të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në mënyrë të pakufizuar.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Kazakistani asnjëherë nuk ka mbajtur zgjedhje, që nga vëzhguesit ndërkombëtarë janë vlerësuar, të lira dhe korrekte