Trashëgimia e Çernobilit

Ukrainë / Çernobil – Një nga fotografitë e para të termocentralit bërthamor në Çernobil pas shpërthimit. - Më 26 prill 1986, një rritje e tensionit elektrik në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë shkaktoi një shpërthim, i cili hodhi në erë mburojën 1,000 tonëshe të reaktorit numër 4. Shpërthimi i parë shkaktoi vdekjen e dy punëtorëve, kurse 29 punëtorë të tjerë emergjentë vdiqën brenda tre muajsh. Bashkimi Sovjetik shumë ngadalë pranoi se kishte ndodhur një aksident bërthamor, edhe pse shkencëtarët në shtetet tjera zbuluan mbeturina radioaktive.

Ukrainë / Çernobil -- Qyteti Prypyat, në zonën e kufizuar të Çernoblit, në dhjetor të vitit 2000. - Shpërthimi liroi së paku 100 herë më shumë radioaktivitet, sesa bombat bërthamore të lëshuara mbi Hiroshimë dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke helmuar pjesë të mëdha të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë. Qyteti fqinj i Prypyatit, i treguar edhe në fotografi, ishte ndër më të prekurit dhe u braktis nga të 50,000 banorët e tij. “Zona e ndaluar” përreth Çernobilit edhe sot mbetet e pasigurt për banim.

Ukrainë - Qytetarët e Ukrainës ndezin qirinj në memorialin përkushtuar vikitmave... - Të pikëlluarit ndezin qirinj në një memorial në Slavutich të Ukrainës, përkushtuar viktimave që vdiqën gjatë dhe pas përpjekjeve për pastrime në Çernobil. Qeveria Sovjetike dërgoi dhjetëra-mijëra punëtorë dhe ushtarë, jo të pajisur mirë, për të pastruar mbetjet radioaktive në zonën bërthamore. Shumë prej tyre kanë vdekur ose janë sëmurë rëndë, kurse të mbijetuarit kanë marrë kompensime të vogla financiare.

Bjellorusi - Një fëmijë shikon nga dritarja në qendrën hematologjike dhe onkologjike për fëmijë në Minsk, prill '06 - Një fëmijë shikon nga dritarja në qendrën onkologjike për fëmijë në Minsk, të ndërtuar pas aksidentit bërthamor. Shkalla e problemeve shëndetësore që rezultuan nga radioaktiviteti i Çernobilit, mbetet e paqartë. Mbikëqyrësit bërthamorë të Kombeve të Bashkuara pretendonin në vitin 2006 se numri eventual i vdekjeve mund të jetë 4,000, por “Greenpeace” konsideron se rreth 200,000 persona mund të kenë vdekur nga kanceri ose sëmundje të tjera të lidhura me radioaktivitet.

Një punonjës nga rezerva ekologjike radioaktive e Bjellorusisë mat nivelin e radioaktivitetit në fuçitë... - Një hulumtues bjellorus mat radioaktivitetin në fuçitë e qumështit në qytetin e Gubareviçit, jashtë zonës së ndaluar. Më shumë se 350,000 njerëz janë rivendosur larg zonës së helmuar, por rreth 5.5 milionë vazhdojnë të qëndrojnë në këto zona. Disa produkte ushqimore nga rajoni paraqeisn kërcënim shëndetësor, por, megjithatë, kanë arritur tregjet e Moskës dhe të Shën Petersburgut.

Ukrainë / Çernobil - Shtëpitë e braktisura në zonën e ndaluar 30 kilometërshe... - Një shtëpi prej druri qëndron e braktisur në zonën e ndaluar afër termocentralit. Edhe pse radioaktiviteti fillestar kishte mbytur shumë prej florës dhe faunës vendore, bota e egër është kthyer në fuqi, për shkak të mungesës së aktvitetit njerëzor. Shumë kafshë të egra në zonën e ndaluar janë radioaktive, por, në përgjithësi, gëzojnë shëndet. Bjellorusia e ka deklaruar zonën si një rezervë natyrore. Edhe Ukraina ka propozuar lëvizje të ngjashme.

Ukrainë / Çernobil - Termocentrali berthamor i Çernobilit pas 20 vjetësh, 21 prill 2006. - Sarkofagu, me qëllim që të konzervonte radioaktivitetin në Çernobil, u ndërtua nxitimthi, por edhe u shkatërrua shpejt. Autoritetet ukrainase, së fundi, kanë deklaruar përfundimin e punëve për të riparuar sarkofagun e vjetër, por puna vetëm sa ka filluar në ndërtimin e një mbulese të çeliktë, e projektuar të zgjasë 100 vjet. I quajtur “Kufizimi i ri i sigurt”, struktura e pranuar ndërkombëtarsisht do të kushtojë afro 1 bilion dollarë.

Bjellorusi – "Rruga e Çernobilit", 31 mars 2008. - Në Bjellorusi, tragjedia e Çernobilit shihet si një problem politik, por edhe hapësinor. Opozita ka adaptuar problemin, duke argumentuar se Qeveria e presidentit Alyaksandr Lukashenka ka dështuar në adresimin e efekteve të mbetura të Çernobilit. Aktivistët opozitarë organizojnë një marsh me emrin “ Rruga e Çerobilit” çdo vit, në përvjetorin e tragjedisë.