Johanesburg: SHBA dhe Brazili në gjysmëfinale

Në Kupën e Konfederatave në futboll në Afrikën e Jugut, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara janë kualifikuar për gjysmëfinale.

Shtetet e Bashkuara e mundën Egjiptin 3:0, ndërsa Brazili e shënoi fitoren e tretë radhazi, duke e mundur kampionin e botës, Italinë, gjithashtu me rezultat 3:0.

Në gjysmëfinale, SHBA do të luajë me Spanjën, ndërsa Brazili me Afrikën e Jugut.