Clinton: Priten bisedime intensive

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se pret që do të ketë "sesione intensive", kur presidentët e Afganistanit dhe Pakistanit do të arrijnë në Uashington, javën e ardhshme, për bisedimet tripalëshe lidhur me luftën kundër militantëve talibanë dhe për mënyrat e zhvillimit të këtij rajoni.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti, Barack Obama, do të takohet ndaras dhe së bashku me presidentët Hamid Karzai (Afganistan) dhe Asif Ali Zardari (Pakistan).

Këto takime fillojnë të mërkurën.