Kryeministri Karamanlis arriti në Tiranë

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, arriti sot në Tiranë për vizitë njëditëshe, me ç'rast pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë dhe me liderë opozitarë.

Raportohet se aktualisht po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve Berisha – Karamanlis.