Dita e dytë e samitit të NATO-s

Strasburg, 4 prill 2009.

Në Strasburg të Francës u mbajt takimi formal i Këshillit të NATO-s në nivel të shefave të shteteve anëtare. Për herë të parë në këtë samit marrin pjesë, si anëtare të reja, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kroacisë.



Ndër temat e diskutimeve sot, dominoi e ardhmja e Aleancës, koncepti i ri strategjik, raportet e NATO-s dhe Perëndimit me Rusinë, si dhe Afganistani.

Po ashtu, temë ishte edhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, që do të zëvendësojë sekretarin e tashëm, Jaap de Hoop Scheffer, të cilit i skadon mandati në korrik.


Your browser doesn’t support HTML5

Samiti i NATO-s