Obama të martën firmos ligjin për ekonominë

Presidenti amerikan Barack Obama do të nënshkruajë të martën ligjin për rimëkëmbjen e ekonomisë, në vlerë prej 787 miliarda dollarë.

Paketa ligjore, e cila synon të zbutë pasojat e krizës ekonomike, më të madhe që nga depresioni i viteve '30 të shekullit të kaluar, vlerësohet si fitorja e parë e madhe e presidentit Obama në Kongres.