Morales në Rusi, kritika SHBA-së

Presidenti i Bolivisë Evo Morales fillon sot një vizitë zyrtare në Rusi.

Morales tha se do kërkojë ndihmën e Moskës për të luftuar problemin e drogës në Bolivi. Morales akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk po mbështet më përpjekjet për të luftuar plantacionet e kokainës në Bolivi.

Bolivia është prodhuesi i tretë në botë për bimën që është baza e kokainës.