Biden: Situata në Afganistan është përkeqësuar

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme për më tepër viktima amerikane në Afganistan, derisa presidenti Barack Obama, po përgatitet për zgjerimin e pranisë ushtarake në këtë vend.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CBS, zoti Biden tha se situata në Afganistan "është përkeqësuar shumë", pasi talibanët i mbajnë nën kontroll disa pjesë të rëndësishme të Afganistanit.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, kanë dështuar të japin ndihma të rëndësishme ekonomike, politike dhe ushtarake për Afganistanin.