Livni: Shtohen sulmet anti - semite në Evropë

Ministrja e punëve të Jashtme të Izraelit, Tzipi Livni, ka deklaruar se është e shqetësuar me shtimin e sulmeve anti semite në Evropë. Livni ka thënë se qeveria e Izraelit fton liderët botëror që të dënojnë të gjitha format e këtyre sulmeve dhe të mbajnë përgjegjës kryesit e këtyre veprimeve.
Nga fillimi i konflikteve në Rripin e Gazës janë regjistruar sulme të shumta ndaj ebreitëve dhe sinagogave në Francë, Suedi dhe Britani të Madhe.