Cyrih: Valuev mundi Holyfieldin

Boksieri i Rusisë, Nikolai Valuev, e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë në asociacionin WBA, pas fitores kundër amerikanit 46 vjeçar, Evander Holyfield.

Për boksierin rus Valuev, i gjatë 2 metra e 14 centimetra, kjo ishte mbrojtja e parë e titullit të kampionit botëror në versioninWBA.