Kanadë: Plan shpëtimi për prodhuesit e veturave

Kryeministri i Kanadës, Stiven Harper, bëri publik planin shpëtimit prej 3. 29 miliard dollarësh për degët e prodhuesve amerikan të veturave. Industria automobilistike e Kanadës është një prej segmenteve më të rëndësishme ekonomike të vendit me rreth gjysmë milioni njerëz të punësuar. Njoftimi u bë pas zotimit të presidentit Xhorxh Bush për të ofruar 17.4 miliard dollarë si ndihmë emergjentë për prodhuesit e makinave.