LONDËR

Trupat britanike kanë qëlluar për vdekje mbi civilët irakienë në disa raste, ndonëse ushtarët nuk përballeshin me kërcënime serioze, thuhet në një raport të organizatës Amnesty International. Në mesin e viktimave është dhe një vajzë 8-vjeçare, thuhet në raport."Shqetësimi ynë lidhet me faktin se këto vdekje nuk janë hetur në mënyrë të plotë. Kjo bën që ne të humbim besimin e popullit irakian për shkak të hetimeve tërësore dhe mungesës së transparencës për këto raste", ka deklaruar Lesli Uarner nga Amnesty International.