UASHINGTON

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, John Kerry sot do ti nënshtrohet një operacioni të vogël të supit. Mjekët thonë se kjo gjë do ta ngadalsoj fushatën e tij për një kohë. Zëdhënësi i fushatës së zotit Kerry, David Wade ka thënë se ky operacion koincidon me pushimin e planifikuar të senatorit Kerry për të kryer disa punë administrative në qytetin e tij në Boston prej sot e deri të dielën. Sipas doktorit Bertram Zarins, operacioni i kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, John Kerry do të zgjasë 45 minuta dhe do të bëhet nën një anestezion të lehtë të përgjithshëm.