BEOGRAD

Partia Radikale në Serbi inicoi procedurën parlamentare për votëbesimin e qeverisë, për shkak të dorëzimit të të dyshuarve për krime të luftës në Tribunalin e Hagës. Radikalët janë të hidhëruar me dorëzimin në Hagë të ish gjeneralit të policisë Sreten Llukiq. Nuk dihet ende se kur parlamenti mund të diskutojë për këtë çështje.