RAMALLAH

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka folur sot me telefon me sekretaren e shtetit Condoleezza Rice, të cilën e ka njoftuar për krizën aktuale palestineze.
Po sot, kryeministri palestinez Ismail Haniya tha se Hamasi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ai e cilësoi si luftënxitës propozimin e presidentit Abbas, për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.
Ndërkohë, persona të armatosur sot kanë hapur zjarr ndaj autokolonës së ministrit të Jashtëm Palestinez, Mahmoud al-Zagar, pjesëtar i lëvizjes Hamas.
Nuk ka njoftime për viktima eventuale. Sulmi ndodhi pasi persona të armatosur vranë një pjesëtar të gardës së presidentit Abbas dhe plagosën disa të tjerë.