Ndërlidhjet

Së paku dy persona të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë


Pasojat e sulmeve me raketa në Harkiv, 24 korrik 2024.
Pasojat e sulmeve me raketa në Harkiv, 24 korrik 2024.

Sulmet me granata dhe raketa të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës lanë së paku dy persona të vrarë, plagosën disa dhe dëmtuan infrastrukturën në portin e Danubit, Izmajill, njoftuan zyrtarët rajonalë të mërkurën.

Një grua e moshuar u vra në qytetin jugor të Hersonit, sipas administratës ushtarake rajonale.

“Ushtria ruse goditi një ndërtesë banimi në qarkun Dnjepër të Hersonit. Fatkeqësisht, një grua 77-vjeçare u vra dhe trupi i saj u gjet nën rrënojat e shtëpisë së saj", thuhet në njoftimin e shpërndarë në Telegram.

Disa sulme me raketa në Harkiv - qytetin e dytë më të madh të Ukrainës - vranë së paku një civil, bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës, tha se se dronët rusë goditën zonën e portit të Danubit, Izmajill, i cili është i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.

“Infrastruktura e portit dhe një ndërtesë banimi janë sulmuar nga rusët”, shkroi Kiper në Telegram dhe shtoi se tre persona janë plagosur.

Kiper tha se sulmi dëmtoi disa instalime të portit dhe shkaktoi flakë, të cilat i shuan zjarrfikësit.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit.

Ukraina - infrastruktura civile dhe energjetike e së cilës është shkatërruar nga sulmet ruse me raketa dhe dronë - është duke sulmuar javëve të fundit instalimet e rafinerisë së naftës në Rusi, si dhe objektet e tjera për prodhimin e karburanteve, të cilat punojnë për ushtrinë ruse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG