Ndërlidhjet

Ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia


Ambasada e Rusisë në Talin, Estoni. 26 mars 2018.
Ambasada e Rusisë në Talin, Estoni. 26 mars 2018.

Ambasadori i Estonisë, Margus Laidre, u largua nga Moska me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Në janar, Moska i kërkoi ambasadorit estonez që largohej nga Rusia deri më 7 shkurt, duke deklaruar se misionet diplomatike të të dy vendeve do të reduktoheshin në të ngarkuar me punë, pa ambasadorë.

Kjo erdhi pasi Estonia i kërkoi Rusisë që ta zvogëlojë numrin e diplomatëve që punojnë në vendin baltik nga 17 në tetë, i barabartë me numrin e diplomatëve estonezë në Moskë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë deklaroi se i përmbahet parimit të barazisë në marrëdhëniet me Rusinë, që do të thotë se ambasadori rus do të largohet nga vendi në të njëjtën kohë me ambasadorin estonez.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, Estonia ka dëbuar tre diplomatë rusë.

Në shenjë solidariteti me Estoninë, Letonia njoftoi reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG