Ndërlidhjet

MINT: Konsumatorët mund të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë


Generic -- Watching TV and using remote controller
Generic -- Watching TV and using remote controller

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tha se konsumatorët mund të shkëpusin kontratat e tyre me operatorët kabllorë, nëse këta të fundit nuk kanë përmbushur obligimet sipas kontratës.

Sipas një njoftimi për media, MINT tha se ka marrë këtë vendim pasi ka shqyrtuar qindra ankesa të konsumatorëve, duke shtuar se obligon operatorët kabllorë “të largojnë kushtet e padrejta në kontratë”.

MINT tha se detyrimi i vendosur që konsumatorët të paguajnë pjesën e mbetur të kontratës, nëse operatorët kabllorë ndryshojnë përmbajtjen e shërbimit/kanalet, është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Më 19 janar, Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë (KPM) kishte dënuar katër operatorë kabllorë me 100.000 euro, për shkak se ata nuk u ishin përmbajtur kontratat me përdoruesit.

Ankesat e qytetarëve kishin të bënin në lidhje me largimin e kanaleve të DigitAlb-it nga operatorët e shpërndarjes.

KMP-ja kishte dënuar operatorin Artmotion me 64.000 euro, Kujtesën me 26.000 euro, IPKO-n me 7.000 euro dhe operatorin Telkos me 3.000 euro.

Megjithatë, KPM-ja deklaroi se masat e ndërmarra kishin për qëllim sanksionimin e operatorëve për shkak të shkeljes së Rregullores së KPM-së dhe jo “kompensimin e palëve ankuese”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG