Ndërlidhjet

Kosovë: Katër viktima dhe 236 raste të reja me COVID-19


Fotografi ilustruese- Marrja e mostrës për testimet për koronavirus
Fotografi ilustruese- Marrja e mostrës për testimet për koronavirus

Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 236 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 18 shkurt.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,648 mostrave, që i bie se 8.91 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në raportin e MSH-së – që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake – thuhet se edhe 780 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 5,961.

Deri më tani, mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG