Ndërlidhjet

Inflacioni në eurozonë arrin nivelin rekord


 Banka Qendrore Evropiane është banka qendrore për euron dhe administron politikën monetare të Eurozonës. Foto ilustruese
Banka Qendrore Evropiane është banka qendrore për euron dhe administron politikën monetare të Eurozonës. Foto ilustruese

Inflacioni në 19 vendet që përdorin valutën euro shënoi një rekord prej 8.1 për qind të martën, si pasojë kjo edhe e rritjes së çmimeve të energjisë, të shkaktuar pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian “Eurostat” treguan se inflacioni vjetor në muajin maj ka kaluar rekordin e mëparshëm prej 7.4 për qind të arritur në dy muajt e mëparshëm.

Çmimet e energjisë u rritën me 39.2%, duke nënvizuar se si lufta dhe kriza globale e energjisë po e bëjnë më të shtrenjtë jetesën për 343 milionë banorët e eurozonës.

Inflacioni në eurozonë është tani në nivelin më të lartë që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave për euron në vitin 1997.

Çmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën me 7.5%, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 4.2% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3.5%.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG