Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i posaçëm i KB-ve në bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, po vazhdon vizitën disa ditore në Shtetet e Bashkuara.
Ai sot takohet me nënsekretarin e Kombeve të Bashkuara për operacionet paqësore Jean Mari-Gienno, të cilin do ta njoftojë për rrjedhën e deritashme të negociatave.
Mbrëmë në Uashington, Ahtisaari u takua me nënsekretarin e Shtetit, Nicholas Burns. Në takim, mori pjesë edhe i dërguari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Uiesner.
"Ne i mbështesim plotësisht presidentin Ahtisaari në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të përfshira në mënyrë thelbësore dhe qendrore në procesin e statusit të Kosovës", deklaroi për Radion Evropa e Lirë Jerry Kinner, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG