Ndërlidhjet

SOFJE


Ministrat e jashtëm të NATO-s përmbyllën samitin dy ditor në kryeqytetin e Bullgarisë. Një ndër temat e diskutimit ishte dhe Kosova si dhe roli i Aleancës në Kosovën e pas statusit, gjë kjo e cila u kërkua nga Britania e Madhe, Turqia dhe Sllovenia. Ndërkaq Franca dhe Gjermania kërkuan përqëndrim më së shumti në domosdoshmërinë e ruajtjes së numrit aktual të trupave në Kosovë. Madje sipas burimeve të NATO-s, ato kanë kërkuar që dhe pas statusit, të mbahet kjo forcë që është tani, derisa të ketë një vlerësim të qartë se situata është stabël. Por Spanja ka kërkuar të bëhet kujdes dhe të mos diskutohet roli i NATO-s përpara përfundimit të procesit për statusin.
Në Samit u ra dakort dhe për gati dyfishimin e trupave të aleancës në Afganistan, nga 9 mijë aktualisht në 16 mijë, për shkak të tensionit që ka shënuar rritje në këtë vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG