Ndërlidhjet

TOMSK/RUSI


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin i kanë përfunduar bisedimet në qytetin Tomsk në Siberi, me nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme në fushën e energjisë.
Marrëveshja u jep të drejtën kompanive gjermane që të marrin pjesë në zhvillimin e fushave të mëdha të gazit në Siberinë Lindore.
Pritet që projekti ta furnizojë Gjermaninë me gaz rus përmes përcjellësit nën Detin Baltik.
Më herët, Putin u ankua se Rusia mund të kërkojë partnerë të rinj ekonomikë, për shkak të disa përpjekjeve të Perëndimit për të frenuar rolin e Rusisë në tregjet evropiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG