Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti serb Boris Tadiq tha se Serbia do ta mbrojë integritetin territorial jo me luftë, por me bisedime.
"Serbia e refuzon pavarësinë e Kosovës. Sinqerisht duam të gjejmë një zgjidhje kompromisi, por atë e kërkojmë ta gjejmë përmes negociatave, e jo me luftë", ka thënë Tadiq për të përditshmen e Çekisë, Lidove Novini.
Ai ka saktësuar se një kompromis i tillë mund të ishte autonomia e mbikqyrur e Kosovës, ku "shqiptarët praktikisht do të ishin të pavarur", ndërsa do të ruhej integriteti territorial i Serbisë dhe lidhjet e fuqishme ekonomike të Beogradit me serbët e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG