Ndërlidhjet

Putin i vë kushte Snowdenit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, mund të mbetet në Rusi, por duhet të përmbushë së paku një kusht.

Putin ka thënë se Snowden, i cili besohet se është në zonën e tranzitit të një aeroprti në Moskë, “duhet të ndalojë punën që dëmton partnerët tanë amerikanë”.

Putin ka mohuar se Snowden është duke bashkëpunuar me inteligjencën e Rusisë apo shërbimet e saj të sigurisë dhe ka thënë se Snowden e konsideron veten si aktivist të të drejtave të njeriut.

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane ka zbuluar informacione për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së dhe tani ndodhet në arrati.

Putin po ashtu ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend të dorëzojë Snowdenin tek autoritetet amerikane.

“Rusia nuk dorëzon askënd tek askush”, ka thënë Putin.

Lexoni edhe këtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG