Ndërlidhjet

Konferenca për Sirinë "nuk mbahet në korrik"


I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.
I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.
I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, ka thënë se konferenca për përfundimin e luftës në këtë vend, nuk do të mbahet në korrik, ashtu siç ka shpresuar, dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndihmojnë në frenimin e konfliktit.

"Ajo çfarë po ndodh në rajon është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht serioze. Shpresoj shumë se qeveritë në rajon dhe fuqitë e mëdha, sidomos SHBA-ja dhe Rusia, do të veprojnë për të frenuar këtë situatë që po del jashtë dore”, ka thënë Brahimi për gazetarët në Gjenevë.

Javë më parë, SHBA-ja dhe Rusia janë pajtuar që të organizojnë një konferencë të paqes për Sirinë, me pjesëmarrjen edhe të regjimit dhe opozitës siriane. Dy palët e fundit kanë qenë të lëkundura në qëndrime, sa i përket pjesëmarrjes.

Lufta civile në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 93,000 njerëz kanë humbur jetën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG