Ndërlidhjet

Barroso: BE-ja të përfshihet në debat demokratik ose do të dështoj


Jose Manuel Barroso
Jose Manuel Barroso
Bashkimi Evropian duhet ta përqafoj “debatin demokratik” ose në të kundërtën endërra për integrimin kontinental do të “dështoj”, tha sot presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Evropa do të jetë e hapur dhe demokratike, ose do të dështoj”, tha Barroso gjatë fjalimit të tij në një konferencë për të ardhmen e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sipas tij, është e domosdoshme të gjenden mënyra për “legjitimitetin demokratik”, i cili është prioritet.

Një vit para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, dhe në periudhën kur Evropa gjendet në krizë ekonomike, Barroso ka theksuar se mbështetja e popujve të Evropës kërkon ndryshim të sjelljes së liderëve politikë, në mënyrë që të krijohet atmosferë e vërtetë politike, raporton AFP.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG