Ndërlidhjet

Koreja e Veriut zhvendos raketat nga bregdeti


Udhëheqësi verikorean, Kim Jong-Un.
Udhëheqësi verikorean, Kim Jong-Un.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Koreja e Veriut ka larguar dy raketat nga bregdeti i saj lindor.

Duke forlur për agjencitë perëndimore të lajmeve, ata kanë thënë se nuk besojnë që raketat janë zhvendosur në një tjetër lokacion, por më tepër në depo.

Veprimi i Koresë së Veriut vjen në ditën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë në Shtëpinë e Bardhë presidenten e Koresë së Jugut, Park Guen-hye.

Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëuar Korenë e Veriut se do të ishte “gabim i madh” lëshimi i raketave me rreze të mesme.

Phenjani ka kërcënuar muajt e fundit se do të sulmojë SHBA-në dhe aleatët e saj në Azi.

Kjo, për shkak të sanksioneve shtesë të OKB-së kundër tij, të cilat janë miratuar pasi verikoreanët kanë kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG