Ndërlidhjet

FBI bastis shtëpinë e së vejës së Tamerlanit


Hetues të FBI-së
Hetues të FBI-së
Byroja Federale e Inteligjencës (FBI) ka marrë prova, përfshirë mostra të ADN-së, nga shtëpia, ku jeton e veja e sulmuesit të dyshuar të Maratonës së Bostonit, Tamerlan Tsarnaev.

Katherine Russell, 24 vjeçe, është duke jetuar në shtëpinë e prindërve të saj në Rod Ajllënd, që nga vdekja e bashkëshortit.

Hetimet ndodhin pas raportimit të mediave amerikane se hetuesit janë duke analizuar një ADN femrore, të gjetur në copën e bombës së shpërthyer në maratonë.

Tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 260 të tjerë janë plagosur në sulmet e 15 prillit.

Avokatët e zonjës Russell kanë thënë se ajo është duke bërë gjithçka të mundur për të ndihmuar hetimet.

Çifti ka jetuar me vajzën e vogël në një apartament në Kembrixh të Masaçusetsit. Policia ka thënë se ka gjetur material për bomba në banesën e tyre.

Avokatët e Russellit thonë se ajo nuk ka ditur shumë për aktivitetet e burrit të saj, pasi Russell “ka kaluar shumicën e kohës duke punuar si asistente shëndetësore, ndërsa ai është kujdesur për fëmijën”.

Tamerlan Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë natën e 18 prillit. Vëllai i tij, Dzhokhar, po ashtu i dyshuar për sulme, po përballet me akuza kriminale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG