Ndërlidhjet

Nikolliq kërkon falje për krimet në Bosnjë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se "i vjen keq për të gjitha krimet e kryera ndaj boshnjakëve".

“Gjunjëzohem dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin që është kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet, të cilat në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë, i ka kryer cilido individ”, ka thënë Nikolliq.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Televizionin në Bosnjë, e cila do të transmetohet më 7 maj.

Nikolliq, po ashtu, ka thënë se për të, serbët në Republika Sërpska janë boshnjakë, “edhe pse disa prej tyre nuk duan që të quhen ashtu”.

Nikolliq, në fillim të mandatit të tij si president, ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid, por krim i rëndë lufte.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG