Ndërlidhjet

Pak përparim në bisedimet NATO-Rusi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se takimi i fundit i Këshillit të Aleancës me Rusinë, “nuk ka shënuar ndonjë përparim të rëndësishëm në çështjen e mbrojtjes raketore”.

Rusia kundërshton sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, duke shfaqur frikën se sistemi është i dizajnuar për t’iu kundërvënë raketave ruse.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë takuar të martën në Bruksel.

Më herët, ata kanë diskutuar për situatën në Siri dhe Rasmussen ka thënë se aleanca është e angazhuar në mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të saj, përfshirë Turqinë.

Rasmussen ka thënë se NATO-ja është “ekstremisht e shqetësuar” nga përdorimi eventual i armëve kimike në Siri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG