Ndërlidhjet

Radikalët protestojnë ndaj "faljes" së Kosovës


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Partia Radikale Serbe ka thirr për të hënën një demonstratë gjithëpopullore në Beograd nën slloganin “Nuk e japim Kosovën”, në shenjë proteste përse delegacioni shtetëror serbe parafoi marrëveshjen në Bruksel.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët kundërshtojnë njohjen ‘e shtetit të pavarur të Kosovës’ pavarësisht orientimit të tyre politik, që të na bashkëngjiten në betejën vendimtare për ruajtjen e Serbisë”, ka thënë kjo parti.

Ky subjekt jashtëparlamentar ka dënuar “veprën tradhtare të ekipit negociator të Serbisë”, në krye me kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendësin e tij Aleksandar Vuçiq, me vlerësimin se “parafimi i ultimatumit të BE-së” për hatër të marrjes së datës për nisjen e negociatave, është “faqja më e turpshme në historinë serbe”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG