Ndërlidhjet

Pakistan: Musharrafi – në arrest në selinë e policisë


Ish presidenti Pervez Musharraf
Ish presidenti Pervez Musharraf
Policia e ka arrestuar ish presidentin e Pakistanit, Pervez Mussarraf, në selinë e saj në kryeqytetin Islamabad.

Mohammed Amjad, zëdhënës i Musharrafit, tha se ish presidenti do t’i kaloj dy ditë në dhomat e policisë, para se të dërgohet në një gjykatë antiterror.

Amjadi tha se policia e ka arrestuar Musharrafin pasi një zyrtar i lartë kishte dështuar t’i nënshkruaj dokumentet për implementimin e urdhërit të gjykatës për ta arrestuar atë në shtëpinë e tij.

Një gjyqtar ka urdhëruar arrestimin e Musharrafit të Enjten, por ai u largua nga gjykata dhe shkoi në shtëpinë e tij.

Musharraf akuzohet lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007, kur ai e kishte suspenduar Kushtetutën dhe kishte urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme.

Në Facebook, zoti Musharraf i ka vlerësuar akuzat si “të motivuara politikisht” .

Ai u kthye në Pakistan në muajin Mars, me qëllim që marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit. Por, ai është diskualifikuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG