Ndërlidhjet

Mitrovicë: Janë thyer xhamat e tri shtëpive shqiptare


Pamje nga Mitrovica
Pamje nga Mitrovica
Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës vlerësojnë se akti i thyerjes së xhamave në tri shtëpi të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut, në pjesën veriore të Mitrovicës, është vepër e strukturave ilegale serbe, që kanë për qëlllim frikësimin e banorëve shqiptarë.

Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Behxhet Shala, tha se rasti i fundit dhe tentimi i djegies së një pullazi i një shtëpie të rindërtuar e të pabanuar, para disa ditësh, janë akte “për t’i frikësuar ata që jetojnë aty dhe ata që duan të kthehen”.

Ai ka kërkuar identifikimin dhe arrestimin e personave që po vazhdojnë të mos e respektojnë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG