Ndërlidhjet

Ashton Zgjedhjet në Shqipëri – të një rëndësie të madhe për BE-në


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, u ka tërhequr vërejtjen liderëve të Shqipërisë, se zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, do të jenë një provë madhore për këtë vend, i cili shpreson që një ditë t’i bashkohet BE-së.

Këto komente të zonjës Ashton u bënë në periudhën e mospajtimeve ndërmjet qeverisë dhe opozitës lidhur me përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.

“BE-ja konsideron se është e një rëndësie të madhe që zgjedhjet e 23 Qershorit të jenë në linjë me standardet evropiane”, tha Ashton në Tiranë, pas bisedimeve me liderët politikë të Shqipërisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG